Lirohet Molliqaj dhe aktivistët e PSD-së

Janë liruar aktivistët e PSD-së të cilët janë arrestuar gjatë protestës që u mbajte në kundërshtim të vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Kështu ka bërë të ditur, kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, i cili ishte një nga të arrestuarit.

“Të dashur miq, Unë, Zgjimi, Noli, Agroni, Korabi e Genti sapo u liruam. Dhuna joproporcionale e policore u pa. Ajo nuk ka justifikim. Duke u munduar t’i dëshmohen kryetares së gjykatës, u vendosëm padrejtësisht në mbajtje dhe ngarkohemi për gjëra të paqena. Këtë e di Gjykata, por qëllimi ishte që ne të izoloheshim për sa kohë që znj. Trendafilova është në Kosovë. Kjo nuk ka lidhje me drejtësi”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë “kjo gjykatë, me këtë kryetare, sa më tepër që po mundohet ta rregullojë imazhin, aq më tepër po del në pah sa politike dhe anti-UÇK është. E vërteta nuk lejon makiazhin. Maskë nuk ka më. Ajo u pa”.

Pas hedhjes së mjeteve tymuese dhe shpërthyese, disa protestues janë arrestuar tek protesta e PSD-së kundër vizitës së Kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova.

Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, me ç’rast janë lënduar edhe disa qytetarë.