Lista Serbe – Palmerit: Nuk do të vrapojmë për të hyrë në Qeverinë e Albin Kurtit

Një delegacion i Listës Serbe, i udhëhequr nga presidenti Goran Rakiq dhe nënkryetarët Dalibor Jevtic dhe Igor Simic, u takuan sot me Përfaqësuesin Special të SHBA për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer dhe Ambasadorin e SHBA në Prishtinë, Philip Kosnet.

Në takim është analizuar situata politike në Kosovë pas zgjedhjeve të 6 tetorit – ndërsa temë kryesore ka qenë vazhdimi i dialogut Kosovë – Serbi, shkruan lajmi.net.

Përfaqësuesit e Listës Serbe shprehën një qëndrim të qartë se heqja e taksës është urgjente dhe vazhdimi i dialogut varet nga ky hap.

“Sa i përket pjesëmarrjes në qeveri, ne nuk do të futemi në atë qeveri në kushte të tilla, sepse nuk kemi nevojë për funksione për hir të tyre, por për të mbrojtur interesat e popullit serb”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

Matthew Palmer, nga ana tjetër, theksoi se Shtetet e Bashkuara janë veçanërisht të interesuar për formimin e shpejtë të qeverisë dhe vazhdimin e vazhdueshëm të dialogut Beograd-Prishtinë, si dhe respektimin e plotë për sundimin e ligjit, i cili do të mundësojë zhvillim ekonomik dhe jetë më të mirë për të gjithë qytetarët.