Liverpool fitues i Kupës FA

Liverpool ka arritur të fitojë me penallti ndaj Chelsea.

Përfundon ‘drama’ në ‘Wembley’, me fitues Liverpoolin, të cilët ia dhurojnë trofeun e parë të Kupës FA Jurgen Klopp.

U desh të presin deri në penallti, për të kuptuar fituesin e Kupës FA, shkruan lajmi.net.

Chelsea dhe Liverpooli kishin rastet e tyre përgjatë gjithë takimit, por topi nuk dëshironte të kalonte rrjetën.

Si në kohën e rregullt, ashtu edhe në vazhdime të dy ekipet po kërkonin golin e avantazhit, por nuk e arritën.

Ndeshja shkoi në penallti. Ku më të saktë u treguan ekipi i Liverpoolit.

Për Chelsea ishte Cesar Azpilicueta dhe Mason Mount që e humbën penalltitë, pasi spanjolli e qëlloi shtyllën, ndërsa anglezit ia priti Alisson Becker.

Në anën tjetër ‘Reds’ u treguan të saktë në ekzekutimin e të gjitha penalltive.