Liverpool vazhdon me fitore, mposht pa problem Burnleyn

Skuadra e Liverpoolit ka vazhduar me fitore.

Liverpool ka shënuar fitoren e dytë në dy ndeshjet e para të Premier Ligës, shkruan lajmi.net.

“The Reds” mposhtën sot Burnleyn me rezultat të pastërt 2-0.

Vendasit e nisën ndeshjen furishëm, duke dëshmuar që kanë hyrë në lojë me të vetmin qëllim të marrin tre pikë.

Golin e parë e gjetën në min e 18’ përmes Diogo Jotas që realizoi gol të bukur me kokë.

Në min e 27’ shënoi Mohamed Salah, por që u anulua pas rishikimit në VAR shkaku i pozitës jashtë loje, me rezultat 1-0 u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë mysafirët u treguan më të rrezikshëm në fillim duke tentuar barazimin, por ishte Sadio Mane ai që shënoi për 2-0 në min e 69’ duke vulosur fitoren e Liverpoolit.

Me këtë fitore ekipi i Jurgen Kloop ka gjashtë pikë pas dy ndeshjeve të para, në anën tjetër Burnley është ende pa pikë.