Liverpooli barazon me Lutonin

Sulmuesi Luiz Diaz u inkuadrua nga banka rezervë dhe i ka siguruar një pikë Liverpoolit me golin që e shënoi në minutën e pestë të kohës shtesë.

Ndeshja Luton – Liverpool u zhvillua të dielën dhe i takoi xhiros së 11-të të Premier Leagues.

Vendësit me sulmuesin Tahith Chong kaluan të parët në epërsi në minutën e 80-të.

Por ishte Diaz që u inkuadrua në lojë në minutën e 84-t, ndërsa golit iu gëzua në minutën e 95-të.

Kolumbiani për herë të fundit me Liverpoolin në Premier League ka luajtur më 21 tetor.

Liverpooli pas 11 ndeshjeve ka 24 pikë. Lutoni mori pikën e gjashtë në 11 ndeshje të zhvilluara.

Zë pozitën e 17-të.