Liverpooli me lehtësi në gjysmëfinale

Liverpool ka kaluar me lehtësi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Pesë herë kampionët e Evropës kanë eliminuar Porton pasi e kanë mposhtur me rezultat 1-4 në Portgali (1-6 rezultati përgjithshëm).

Liverpool kaloi në epërsi në minutën e 26-të me golin e Sadio Mane, shkruan Indeksonline.

Rezultatin e dyfishoi Mohamed Salah në minutën e 65-të të ndeshjes.

Porto ngushtoi rezultatin me golin e Militao në minutën e 69-të.

Golin e tretë për Reds e realizoi Roberto Firmino në minutën e 77-të të ndeshjes.

Festë pati edhe për Van Dijk i cili në minutat e fundit realizoi golin e katërt për skuadrën angleze.

Në gjysmëfinale Liverpool do të takohet me Barcelonën që mbrëmë eliminuan Manchester United.