Liverpooli vuan, por fiton

Liverpool ka shënuar edhe fitoren e tretë në Premierligë.

Skuadra e Jurgen Klopp me shumë mund ka arritur të mposht 1:0 Brightonin në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë në elitën e futbollit anglez.

Heroi i Liverpoolit në këtë ndeshje ishte Mohamed Salah.

Ylli egjiptian shënoi në minutën e 23’ për fitoren e radhës për Liverpoolin.

Pas kësaj fitore ‘The Reds’ kryesojnë në Premierligë me nëntë pikë, ndërsa xhiron e ardhshme udhëtojnë për t’u takuar me Leicester Cityn./Lajmi.net/