Lojërat olimpike ‘Tokyo 2020’, mbërrijnë atletët pjesëmarrës në prag të nisjes së garave

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike do të mbahet sot më 23 korrik në Tokio, ndërsa ceremonia mbyllëse më 8 gusht 2021. Gjatë gjithë kësaj kohe mbajtja e këtyre lojërave ka qenë në pikëpyetje për arsye të rasteve të të infektuarave me COVID-19.

Teksa i afrohemi ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike, pjesa më e madhe e atletëve dhe ekipeve kanë mbërritur në kryeqytetin e Japonisë.

Gjatë qëndrimit të tyre, atletë nga e gjithë bota do të mblidhen në Fshatin Olimpik, çka ka qenë një sfidë më vetë për organizatorët, të cilët kanë vendosur masa të rrepta për të luftuar rrezikun e infektimeve me COVID-19.

Për të mësuar më shumë mbi kushtet e sportistëve në Tokyo dhe si do të jetë për ta të konkurrojnë pa spektatorë, Euronews mori në intervistë atleten britanike te kërcimit së gjati, Abigejl Irozuru.

“Për momentin kufizimet që janë në fuqi nënkuptojnë që ne duhet të testohemi çdo ditë para orës 10, vetëm që të sigurohemi që jemi të gjithë të shëndetshëm dhe lejohet të shkojmë nga hoteli për në qendrën stërvitore. Atje ndodhet edhe pista e atletëve, ku gjithashtu kemi dhe pajisjet stërvitore, por gjithsesi atmosfera është pozitive dhe shpresëplotë pasi në fund të fundit, ne kemi nderin të përfaqësojmë vendin tonë, ekipin e Britanisë së Madhe, në një event madhor sporti”, u shpreh Abigail Irozuru.

Abigail Irozuru tha se mungesa e spektatorëve është zhgënjyese, mirëpo atletët nuk duhet të harrojnë se po konkurrojnë për Lojërat Olimpike dhe sidoqoftë, do të ndiqen përmes mjeteve të tjera si celulari apo televizori.

“Ata e dinë se do të ketë miliona persona përreth globit që do të na ndjekin nga ekrani i televizionit, nga telefonat dhe monitorët dhe mendoj se ky fakt do të jetë i mjaftueshëm për të ndierë atë zjarr që t’i bëjë njerëzit të kërcejnë më larg, të vrapojnë më shpejt duke dhuruar performanca mbresëlënëse”, tha atletja Irozuru.

Përveç sporteve olimpike, si atletika, skerma, gjimnastika, noti dhe futbollii, edhe gjashtë sporte të tjera do të debutojnë në Tokyo 2020, përfshi skejtbordi dhe sërfi. Sërfistët do të konkurrojnë në Plazhin Tsurigasaki, një orë larg Tokyo-s. Lojërat do të vazhdojnë deri më datë 8 gusht. /euronews