Rreth 250 refugjatë Rohingya dhe shtetas nga Bangladeshi rezultojnë të zhdukur pasi një anije u përmbys në Detin Andaman, sipas njoftimit të Kombeve të Bashkuara.
Anija, e mbushur me burra, gra dhe fëmijë, dyshohet se u fundos për shkak të erërave të forta, detit të trazuar dhe mbingarkesës, bëri të ditur Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR) në një deklaratë të publikuar të martën.
Autoritetet ndërkombëtare shprehin shqetësim të madh për fatin e personave në bord, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit janë të vështirësuara nga kushtet e këqija të motit. /mesazhi








