Lojtari më i mirë i Çekisë deklarohet para ndeshjes me Kosovën

Patrik Schick mbetet lojtari që duhet pasur kujdes të shtunën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, kur Kosova takohet me Çekinë.

Lojtari i transferuar në Bundsligë te RB Leipzig këtë verë, është deklaruar para ndeshjes me Kosovën.

Duke folur për uebfaqen zyrtare të Kombëtares së Çekisë, Schick ka kërkuar fitoren kundër Kosovës, e po ashtu edhe kundër Malit të Zi, për të siguruar vendin e dytë në grupin A.

“Nëse i fitojmë të dyja ndeshjet, do të jemi shumë afër për ta siguruar vendin e dytë. Ne do të përgatitemi për ta dhënë më të mirën nga vetja”, ka deklaruar Schick.

“Ne nuk do ta nënvlerësojmë askënd. Gjashtë pikë nga këto dy ndeshje (ndaj Kosovës e Malit të Zi) janë synimi ynë”./Lajmi.net