Lufta kundër hileqarëve, Call of Duty mbyllet kur zbulon lojtarë që mashtrojnë

Activision ka goditur hileqarët e lojës Call of Duty vitet e fundit në mënyra të ndryshme nga dëmtimi i parashutës ku lojtarët përplaseshin në tokë në Warzone, tek heqja e armëve.

Taktika më e fundit e kompanisë vë në shënjestër ata që përdorin mjete të paligjshme për të aktivizuar asistimin e shënjestrës duke luajtur me një maus dhe tastierë.

Ekipi pas sistemit kundër hileve Ricochet tha se kur sistemet e saj identifikojnë një lojtar të tillë, aplikacioni Call of Duty mbyllet automatikisht.

 

Kësaj here nuk ka asnjë marifet të zgjuar, loja thjeshtë do të mbyllet. Përdorimi i përsëritur i mjeteve të tilla do të çojë në masa më të ashpra siç është dëbimi i përhershëm.

Si gjithnjë ideja pas kësaj taktike është eliminimi i lojtarëve të cilët përfitojnë avantazhe përmes metodave dhe mënyrave të paligjshme ndaj lojtarëve të tjerë.

Asistimi i shënjestrës është një funksionalitet i cili ofrohet për ata që luajnë nga një konsolë ose kontrollor për të rritur saktësinë që ofron një maus.