“Lufta” me humbjen e peshës, si ndikon buka në organizëm

Buka është ushqimi i preferuar për shumë njerëz dhe është e vështirë të imagjinohen vaktet pa të, edhe pse dihet që ndikon në shtim peshe.

Ndaj shpesh dëgjohet se kur njerëzit vendosin të humbin peshë, gjëja e parë që bëjnë është të eliminojnë bukën nga dieta e tyre

Humbja e peshës e shkaktuar nga mbajtja e ujit në trup

Më saktë, buka është plot me karbohidrate, dhe heqja e saj papritur do të ndikojë në trup dhe do të çojë në humbje peshe.

Nuk bëhet fjalë për humbje të shpejtë në peshë, por për zhdukjen e ujit që grumbullohet në organizëm.

Trupi ruan karbohidratet në formën e glikogjenit, acidit laktik që mbledh ujin. Çdo gram karbohidrate e mbajtur në trup ruan dhe lidh tre deri në katër herë peshën e tij në ujë.

Më pak nevojë për ushqim

Dihet se karbohidratet shkaktojnë një rritje të papritur të sheqerit në gjak, i cili më pas bie papritur, duke shkaktuar urinë dhe nevojën për ushqim. Kjo është një tjetër arsye pse buka ndikon në kilogramët pasi është plot me karbohidrate.

Kjo nuk do të thotë që ju duhet ta eliminoni plotësisht bukën nga dieta juaj, por vetëm se duhet të zëvendësoni kaloritë boshe dhe bukën e bardhë me bukë të bërë nga drithërat që rregullojnë dhe balancojnë sheqerin në gjak.

Rritja e energjisë dhe tretje më e mirë

Ndryshe nga buka e zezë apo integrale, buka e bardhë nuk përmban fibra, të cilat janë thelbësore për funksionimin normal të zorrëve dhe tretjen. Një ushqim i tillë shkakton kapsllëk dhe probleme me tretjen.

Pasi të eliminoni bukën e bardhë nga menyja dhe të përfshini drithërat në dietën tuaj të përditshme, tretja fillon të funksionojë normalisht dhe lehtë. Po kështu, karbohidratet janë ushqim dhe lëndë djegëse për trurin.

Nëse dieta është cilësore, truri funksionon normalisht, pa asnjë shqetësim, por nëse ushqimi për trurin nuk është i shëndetshëm, trupi reagon negativisht, duke shkaktuar një ndjenjë plogështie dhe lodhjeje.

Ndaj dhe nutricionistja Kacie Barnes thekson se është e rëndësishme që të merren karbohidratet në trup në sasi të moderuara.

“Duke përfshirë këto ushqime në dietën tuaj, do të merrni mjaftueshëm fibra, hekur, folate dhe magnez, do të jeni të ngopur dhe do të keni mjaftueshëm energji. Mos harroni se asnjë ushqim nuk është i keq në vetvete, është e rëndësishme vetëm të keni një ekuilibër dhe të përcaktoni cilat pjesë janë më të mirat për ju”, thekson ajo.