Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Lufta me Iranin ngre frikën për sulme ndaj impianteve të desalinizimit në...

Lufta me Iranin ngre frikën për sulme ndaj impianteve të desalinizimit në Gjirin Persik

Përshkallëzimi i luftës mes Shteteve  të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit kundër Iranit po shton shqetësimet se objektivat mund të zgjerojnë nga instalimet ushtarake drejt infrastrukturës civile jetike, veçanërisht impianteve të desalinizimit të ujit.

Ekspertët paralajmërojnë se sulmet ndaj këtyre impianteve në vendet e Gjirit Persik, si edhe në Iran, mund të kenë pasoja të rënda për furnizimin me ujë, pasi shumë shtete të rajonit varen pothuajse plotësisht nga desalinizimi për ujin e pijshëm.

Goditja e kësaj infrastrukture do të rrezikonte furnizimin me ujë për miliona njerëz dhe mund të thellonte krizën humanitare në rajon, duke e kthyer ujin në një mjet të ri presioni në konflikt. /mesazhi