Luka Modric shpallet lojtari më i mirë i Botërorit

Për herë të parë në histori Kroacia del në finalen e Botërorit, por e humb 4-2 me Francën.

Lideri i kroatëve ishte padiskutim Luka Modric, i cili u shpall nga FIFA lojtari më i mirë i Botërorit.

Është hera e parë edhe për Luka Modric që fiton këtë çmim.