Lutet i gjithĂ« UmmetiđŸ˜„đŸ˜„

Ne jemi milijona e jemi miliarda,
Jemi musliman madje me dekada.
Duartë tona kah qielli të gjith i kemi ngritur,
me një lutje të gjunahqarit duke pëshpëritur:
O Allahu ynë o i Lartësuar,
O Allahu ynë me emrat Tua të lavdëruar,
Të lutemi nga shpirti të lutemi nga zemra,
Të lutemi me fjalë të lutemi me emra.
Të lutemi me zë të lutemi me lot,
Ty të kemi besuar,vetëm ty o Zot,
Edhepse gjunahet na kanë mbuluar,
Kemi një lutje të madhe për të na e pranuar,
Ti je i mëshirshëm Rrahman e Rrahim,
Vetëm nga Ti ne po kërkojmë ndihmë.
Lutje kemi shumë e merita pak,
Na u sëmurë shpirti nga fëmijët me gjak,
Skemi fuqi për asgjë pos për një dua,
Ndryshoje këtë gjendje të lutemi ya Allah!

Emine Bajrami