Luti a.s dhe degjenerimi seksual

Xhasim Mutawa

Zoti e ka krijuar të tillë njeriun, që të tërhiqet nga seksi tjetër. Ai i ka krijuar të gjithë gjallesat në çifte, bimë qofshin apo frymorë. Thotë Zoti në Kuranin famëlartë:”Qoftë lavdëruar Ai që i ka krijuar çift të gjitha llojet: çka mbin prej tokës, ata vetë dhe ato që nuk i dinë!” (Jasin, 36)

Shkruan: Shejh Xhasim Mutava

Frymorët ndjejnë kënaqësi dhe relaksohen kur i plotësojnë kërkesat dhe nevojat e tyre seksuale. Edhe vendosja e organeve seksuale, si tek mashkulli ashtu edhe tek femra, është bërë në atë mënyrë që të arrihet kënaqësia maksimale tek të dy.

Prej këtu, është e habitshme devijimi kolektiv dhe degjenerimi i popullit të Lutit a.s. Ata vuanin nga një çmenduri seksuale që nuk njihte kufi.

Më poshtë, do të flasim mbi disa lloje devijimesh seksuale dhe mënyrën si shfrytëzohet energjia seksuale.

Historia popullit të Lutit a.s.

Zoti i madhëruar në Kuran, përmend fjalët me të cilat profeti Lut a.s i drejtohej popullit të tij:”

“Kur Luti i tha popullit të vet: “Përse bëni vepra të mbrapshta e të turpshme, madje në sytë e njëri-tjetrit? Vallë, a mos ju u qaseni me epsh meshkujve, në vend të femrave? Në të vërtetë, ju jeni popull i paditur”, përgjigjja e vetme e popullit të tij ishte: “Dëbojeni familjen e Lutit prej qytetit tuaj, sepse ata janë njerëz të dëlirë!” Dhe Ne i shpëtuam atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij, së cilës i caktuam që të mbetej me të dënuarit. Dhe mbi ta lëshuam breshëri (prej gurësh)! Eh, sa e tmerrshme që ishte ajo breshëri për ata që ishin paralajmëruar!” (Neml, 54-58)

Zakonisht, të gjithë profetët janë përballë me devijime doktrinore, ideologjike dhe konceptuale. Popujt e tyre nuk besonin në Zotin e vërtetë dhe adhuronin idhujt dhe perëndi të ndryshme. Kurse profeti Lut a.s, u përball me një devijim moral dhe perversitet të ndyrë, që binte ndesh me natyrën e pastër njerëzore. Ajo që e bënte të rrezikshme një fenomen të tillë, ishte se kishte përfshirë të gjithë shoqërinë. Kjo e bën misionin e Lutit a.s ndër misionet më të vështirë.

E veçantë në historinë e Lutit a.s, është se edhe pse ishte profet dhe i dërguar nga Zoti, ai nuk mund t’i impononte besimin në Zot dhe vlerat morale, qoftë dhe njerëzve më të afërt, gruas së tij. Lirinë e mendimit dhe të besimit, Zoti i madhëruar ia ka garantuar çdo njeriu.

Thotë Zoti në Kuran:”Allahu ka dhënë si shembull për ata që nuk besojnë, gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato ishin të martuara me dy nga robtë Tanë të ndershëm dhe i tradhtuan ata. Prandaj, ata nuk mund t’i mbrojnë aspak nga Allahu (Ditën e Gjykimit) e atyre të dyjave do t’u thuhet: “Hyni në zjarr, me ata që po hyjnë!” (Tahrim, 10)

Thotë doktor Muhamed Xhemil Gazi:”Populli i Lutit a.s e tepruan me vepra të ulëta morale dhe perversitete. Ashtu siç shpikën gjynahe dhe vepra të ulëta që nuk ishin njohur më parë, edhe Zoti i ndëshkoi në atë mënyrë që nuk ishte njohur më parë. Vendi ku banonin u ngrit lart në qiell nga melekët dhe u përmbys dhunshëm përtokë duke i shkatërruar me rrënjë e dhëmballë.”

Përkufizimi i homoseksualizmit

Që ka marrëdhënie seksuale me dikë tjetër të të njëjtit seks a që ka dëshira të tilla në kundërshtim me vetë natyrën. Homoseksual, ashtu siç quhet burri që tërhiqet nga i njëjti seks, quhet edhe gruaja që tërhiqet nga një femër tjetër. Homoseksualizmi është një devijim seksual që njihet më së shumti tek burrat. Një fenomen i tillë u njoh për herë të parë tek populli i Lutit në Palestinë në zonën me emër Sodom. Homoseksualiteti nuk trashëgohet, për një arsye të thjeshtë, pasi homoseksualët nuk martohen dhe duke mos u martuar nuk ka si të kenë fëmijë. Por edhe nëse fëmijët rriten në një mjedis të tillë, të degjeneruar moralisht, nuk është e thënë që të trashëgojë perversitetin seksual. (Enciklopedia psiko-seksuale e autorit Abdul Mun’im El-hanefij. Faqe 734-736)

Deri në kohët e vona homoseksualiteti renditej tek sëmundjet mendore. Vetëm në konferencën e doktorëve të sëmundjeve mendore, të mbajtur në Amerikë në vitin 1973, u hoq homoseksualiteti nga lista e sëmundjeve nervore. Që atëherë, homoseksualët perversë, konsiderohen si njerëz normalë! Me këtë ndryshim, filluan homoseksualët të shfaqen dhe shtohen në shoqëri, pasi tashmë konsideroheshin normalë, nuk kishin frikë se mund të humbasin vendin e punës dhe nuk shiheshin me përçmim nga shoqëria siç ndodhte më parë.

Më pak se dhjetë vite më vonë, në vitin 1981, filluan të shfaqen sëmundje të panjohura më parë. Thotë Zoti në Kuranin famëlartë:”se ai është vërtet një nga fatkeqësitë më të mëdha, paralajmërim për njerëzit.” (Mudethir, 35-36)

Homoseksualiteti dallon nga imoraliteti (zinaja) pasi edhe pse në rrugë të paligjshme, raca njerëzore shtohet edhe me zina. Ndërkohë që homoseksualiteti e kërcënon ekzistencën e racës njerëzore.

Sipas Organizatës ndërkombëtare të shëndetësisë, numri i të prekurve me virusin vdekjeprurës të Sidas, në vitin 2000, ishte dyzet milionë. Shumica e tyre nga vende të zhvilluara. Një nga rrugët kryesore të përhapjes së kësaj sëmundjeje janë marrëdhëniet seksuale mes të njëjtit seks.

Ndëshkimi i homoseksualitetit në islam

Transemton Ibnu Abasi – Zoti qoftë i kënaqur me të – se i dërguari i Zotit a.s ka thënë:”Nëse gjeni dikë që vepron aktin që vepronte populli i Lutit a.s, vriteni si aktivin ashtu dhe pasivin!” (Ebu Daud 2/564, hadithi 4462)

Shumica e dijetarëve (Hanefi, Hanbeli dhe shumica e Shafi) mendojnë se dënimi i homoseksualitetit është i njëjti dënim si në rastin e zinasë, i martuari gurëzohet kurse beqari rrihet me kamzhik dhe internohet.

Kurse juristët e medh-hebit Maliki mendojnë që kushdo që vepron aktin e popullit të Lutit, aktiv qoftë apo pasiv, i martuar apo beqar, duhet të ekzekutohet.

Disa juristë të medh-hebit Shafi mendojnë se ai që duhet të ekzekutohet, i martuar qoftë apo beqar, është vetëm aktivi. Kurse përsa i përket pasivit, vritet nëse këtë vepër e ka kryer me pëlqimin dhe vullnetin e tij. Por nëse është detyruar me forcë, ose nuk e kontrollon dot veten, është i çmendur, nuk dënohet.” (Për më shumë informacion, shih Enciklopedia e fikhut, ministria e vakëfit Kuvajt)

Shenja me të cilat njihet një pervers seksual

Kërkon të shoqërohet me më të mëdhenjtë, është agresiv dhe urren të qëndrojë në shtëpi. Rrobat e tij të brendshme janë gjithmonë të pista, ankohet shumë dhe nuk ka xhelozi për vëllezërit dhe motrat.

Llojet e perversitetit

Sadizmi, ku i sëmuri ndjen kënaqësi në vuajtjet e tjetrit. Masoshizmi, ku i sëmuri ndjen kënaqësi kur dikush e torturon. Përdhunimi. Dëshira për të vëzhguar të tjerët gjatë marrëdhënieve seksuale. Marrëdhëniet seksuale me kafshët. Pedofilizmi. Dëshira për të kryer marrëdhënie me të vdekurit dhe homoseksualizmi që është më e përhapura. ((Enciklopedia psiko-seksuale e autorit Abdul Mun’im El-hanefij. Faqe 713)

Si shfrytëzohet energja seksuale në islam.

1 – Për forcimin e lidhjeve, dashurisë dhe mëshirës mes bashkëshortëve. Thotë Zoti në Kuranin famëlartë:”Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë.” (Rum, 21)

2 – Formimi i familjes, e cila është epiqendra e mëshirës, qetësisë dhe stabilitetit. Të dy bashkëshortët, janë përgjegjës në shoqëri.

3 – Vazhdimësinë e racës njerëzore, shtimin e njerëzimit dhe popullimin e tokës.

4 – Për plotësimin e nevojave fiziologjike dhe psikologjike të njeriut.

Ky është këndvështrimi islam për seksin… kënvështrim që mbështetet në marrjen parasysh të të gjithë komponentëve të natyrës fiziologjike dhe psikologjike të njeriut. (Islami dhe seksi, Fet’hi Jeken, 26-27)

Përfundim

Zoti e ka pajisur mashkullin me instikte të tilla që e bëjnë t’a dëshirojë kënaqësinë seksuale. Po ashtu, e ka krijuar femrën dhe e ka pajisur me cilësi dhe forma të dëshiruara nga mashkulli. Ai i ka ftuar të dy bashkëshortët që t’i plotësojnë nevojat e tyre me njëri tjetrin. Thotë Zoti në Kuranin famëlartë:”Gratë tuaja janë “ara” për ju, prandaj iu afroni “arave” tuaja si të doni.” (Bekare, 223)

Prandaj, nevoja dhe orientimi drejt bashkëshortes, është pastrim: shpirtëror, emocional, natyral, fiziologjik, shëndetësor, moral, fetar, shoqëror dhe civilizues.

/ardhmeriaonline