Makarona me fileto pule, patëllxhan dhe domate qershi

PËRBËRËSIT: 320 g makarona të gjata, 1 patëllxhan, 1 fileto pule, 200 g domate të vogla, 200 g djathë mozzarella, borzilok i freskët, pak hudhër pluhur, vaj ulliri, kripë dhe piper i zi.

PËRGATITJA: Ziejmë makaronat për aq minuta sa tregohet në konfeksion e tyre dhe fillojmë me përgatitjen e salcës. Në një tigan të vogël shtojmë vaj ulliri dhe kaurdisim patëllxhanun e prerë në kubikë të vegjël. Shtojmë kripë dhe pak hudhër pluhur hudhër dhe i lëmë mënjanë. Në të njëtin tigan kaurdisim copëzat e filetos së pulës derisa të marrin ngjyrë të artë. Shtojmë domatet qershi të plota ose të prera përgjysmë, borzilokun, kripë, piper të zi dhe në fund patëllxhanët e skuqur. Hedhim te salca makaronat e ziera me pak lëng dhe i përziejmë për disa minuta derisa të marrin shije. I shërbejmë në pjatë të zbukuruar me ndonjë gjethe borziloku dhe feta djathi mozzarella. Ju bëftë mirë!