Makarona me salcë spinaqi dhe domate

Përbërësit : 320 g makarona, 200 g spinaq, 250 g domate të vogla, 40 g djathë i grirë kaçkavall, 100 ml vaj ulliri, 30 g arra ose lajthi, 1 thelbi hudhër, 20 g sheqer, kripë, piper i zi dhe trumzë.

Përgatitja : Niseni recetën me pjekjen e domateve në furrë. Ndajini ato në gjysmë dhe shtrojini në një tavë me letër pjekjeje. Spërkatini me pak vaj ulliri, kripë, pak sheqer, trumzë dhe piper të zi. Futini në furrë statike në temperaturë 160 gradë përreth 1 orë. Më pas vini të ziejë ujin për makaronat dhe hidhini ato si zakonisht kur uji të fillojë të ziejë. Mund të përdorni makarona të gjata spageti ose të shkrutra pene sipas preferencës tuaj. Ndërkohë që hidhni makaronat për tu zier përgatisni salcën e spinaqit. Në një mikser hidhni, spinaqin, arrat ose lajthitë, hudhrën, djathin dhe vajin e ullirit. Përziejini të gjithë përbërësit bashkë derisa të formohet një masë homogjene dhe e ujshme. Hidhini pak kripë në fund hde vendoseni në një tigan me vaj ulliri, aty shtoni dhe makaronat të cilat duhet të jenë zier e në fund domatet e pjekura. Kur makaronat të jenë përzier mirë dhe të kenë marrë ngjyrën jeshile të salcës, mund t’i shërbeni sipas dëshirës.