Man City eliminon Bayernin

Bayern Munich është eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Ndeshja e dytë u mbyll baras 1:1 në mes Bayern Munich dhe Man City, por rezultati i përgjithshëm ishte 4:1 në favor të anglezëve, shkruan lajmi.net.

Golin e vetëm në ndeshjen e kthimit për Cityn ylli i ekipit, Erling Haaland.

Norvegjezi shënoi në minutën e 57’ të ndeshjes, për të thelluar edhe më tej situatën e Bayernit në Ligën e Kampionëve.

Bayerni tentuan të bëjnë diçka ndaj kampionit anglez, por nuk ishin të aftë, duke shënuar vetëm një gol nga penalltia.

Mundësi të mira kishin, por nuk ishin konkret në rastet e krijuara.

Në minutat e fundit të ndeshjes ata barazuan shifrat në 1:1, me golin e Kimmich.

Man City takohen në gjysmëfinale me kampionin aktual, Real Madridin.