Man City fiton, i afrohet Arsenalit

Ka përfunduar ndeshja Chelsea – Manchester City.

Man City fituan 1:0 në udhëtim te londinezët.

‘Citizens’ kanë marrë një fitore të madhe në ‘Stamford Bridge’ dhe i afrohen me pesë pikë liderit të Premier Ligës, Arsenalit.

Gjatë pjesës së parë u zhvillua një lojë më e qetë.

Më shumë raste shënimi kishin ‘Blutë e Londrës’, por u mungoi konkretizimi.

Gjithashtu londinezët u përballen me dy lëndime.

Fillimisht Raheem Sterling la fushën për Perre Emerick Aubameyang në minutën e 5’.

Në të 22’ ishte Christian Pulisic që pësoi lëndim dhe u zëvendësua nga Carney Chukwuemeka.

Man City krijuan raste, por jo aq të rrezikshme për portën e Kepa Arrizabalaga.

Pjesa e parë u mbyll pa gola.

Pjesën e dytë më e mirë ishte për Man City.

Ata rrezikuan shumë me Nathan Ake, i cili e goditi shtyllën.

Më pas Bernardo Silva dhe Kevin de Bruyne patën rastet e tyre, por jo edhe golat.

Në anën tjetër ‘Blutë’ ishin të rrezikshëm me Thiago Silva, por qe as ai nuk ishte i saktë.

Mysafirët arritën të zhbllokojnë rezultatin.

Pas një aksioni të ndërtuar mirë nga lojtarët e Man City, realizoi Riyad Mahrey, në minutën e 63’.

Chelsea më pas tentuan të barazojnë, por nuk arritën.

Pas kësaj fitore Man City i afrohen liderit Arsenalit.

Ata pozicionohen në vendin e dytë me 39 pikë, pesë më pak se ‘Topçinjtë’.

Kurse, Chelsea thellohen edhe më shumë në pozitën e 10 me 26 pikë.