Man Utd cakton çmimin e Chris Smalling

Manchester United ka caktuar çmimin e qendërmbrojtësit anglez, Chris Smalling.

Smalling, aktualisht luan me skuadrën e Romës në Serie A, si i huazuar, ku po shkëlqen me paraqitjet e tij.

Roma janë të interesuar ta mbajnë lojtarin si transferim të përhershëm, dhe United i ka caktuar tashmë çmimin lojtarit.

‘Express Sport’ raporton se Roma mund ta ketë kartonin e Smalling duke paguar 17 milionë funte, transmeton lajmi.net.

‘Giallorossi’ shpresojnë që me anë të negociatave ta bindin United që të heq dorë nga lojtari për 14 milionë funte.

Mbetet të shihet nëse dy skaudrat do të arrijnë të finalizojnë një marrëveshje në fund të këtij sezoni.