Manchester City pa problem ndaj Leeds,

Manchester City ka shënuar fitoren e dhjetë radhazi në Premierligën angleze.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola, mposhti në ”Etihad Stadium”, Leeds Unitedin me rezultat 2-1.

Të dy golat për ”Qytetarët” i shënoi Ilkay Gundogan në minutat 19′ dhe 27′.

Gjermani kishte mundësinë të kompletonte edhe hat-tricku, por dështoi nga penalltia.

Një minutë më pas, Leeds arriti të ngushtonte epërsinë me golin e Rodrigos në minutën e 85-të.

Me ketë fitore Manchester City e ka blinduar vendin e parë në tabelë me 82 pikë, katër më shumë se skuadra e Arsenalit.

Në anën tjetër Leeds United renditet në vendin e 17-të me 30 pikë, dhe do të luftojë për mbijetesë deri në fund të kampionatit.