Manchester United kualifikohet në raundin tjetër të FA Cup

Skuadra e Manchester Unitedit është kualifikuar në raundin tjetër të FA Cup, pasi mposhti Newportin me rezultatin 2:4.

“Djajtë e Kuq” realizuan dy gola të shpejtë gjatë pjesës së parë, me anë të: Feranandes dhe Mainoo.

Golin e parë për Newportin e realizoi Morris në minutën e 36’të dhe ndeshja u bë më intersante.

Në pjesën e dytë, skuadra vendase arriti të shënonte edhe golin e dytë me anë të Evans.

Kurse dy golat për fitoren e Manchester Unitedit i shënuan: Antony dhe Hojlund.

Kujtojmë që “Dajtë e Kuq” në 1/8 e finales do të luajnë me fituesin e ndeshjes, Bristol City ose Nottingham Forest.