Mancini: Luajtëm mirë, ndaj një kundërshtari të fortë

Trajneri i Italisë, ka dhënë një intervistë të shkurtër pas fitores kundër Turqisë.

Kombëtarja e Italisë ka mposhtur Turqinë 3-0, në ndeshjen hapëse të “Euro 2020”.

Pas ndeshjes trajneri i “Azzurëve” ka dhënë një deklaratë ku tha:

“Ne kemi luajtur mirë. Meqë ishte ndeshja e parë, nuk ishte e lehtë dhe ne ishim kundër një ekipi të mirë, tifozët na ndihmuan shumë, dhe ishte e rëndësishme për ne që ta lëviznim topin shpejt”.

Italia e fillon me fitore aventurën e saj në “Euro 2020”, ndërsa ndeshjen e radhës e zhvillon kundër Zvicrës më 16 Qershor.