Maqedoni e Veriut, shënohen 9 raste të reja me koronavirus

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe ka njoftuar se sot janë shënuar 9 raste të reja me koronavirus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç informoi ministri Filipçe me rastet e reja numri i të prekurve nga Covid-19 është rritur në 85. Sipas vendit të banimit raste me Covid-19 janë regjistruar në Shkup, Dibër, Shtip, Kavadar, Gostivar dhe Ohër.

Ai thotë se gjendja e pacientëve të hospitalizuar në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendjeve febrile është e pandryshuar në krahasim me dje.

“Pacientja e vetme e cila është në makinë respiratore është në gjendje kritike, tre janë në formë më të rëndë të pneumonisë por momentalisht janë në gjendje stabile ndërsa pacientët tjerë janë me pasqyrë më të lehtë klinike. Të gjithë pacientët të cilët janë në shërim shtëpiak janë në kontakt të vazhdueshëm me mjekët e klinikës”, tha ministri Filipçe në profilin e tij të rrjeteve sociale. 

Që nga shpërthimi në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, sëmundja, e njohur si COVID-19, ka shkaktuar mijëra të vdekur në mbarë globin. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sëmundjen pandemi globale