Maqedonia sot merr vendimin historik

“A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e marrëveshjes së Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”, kjo është pyetja që u bëhet sot maqedonase…

Prej orës 7 të mëngjesit të kësaj të diele, në Maqedoni janë hapur qendrat e votimit për referendumin për marrëveshjen e emrit me Greqinë, ndërsa pritet që rreth orës 19:00 pritet të mbyllet votimi.

Të drejtë vote kanë 1.806.336 votues, sipas listës zgjedhore, të cilët do të duhet të deklarohen nëse janë pro apo kundër.

Në mbarë vendin votohet në 3.748 vendvotime, të cilat do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19.

Një ditë më parë votuan personat e dënuar, të sëmurët dhe të pamundurit. Të shtunën votuan gjithashtu edhe qytetarët e Maqedonisë që jetojnë jashtë vendit.