MARCA: Zidane i thotë “PO” rikthimit te Real Madrid

Është duke u shkaktuar një tollovi te Real Madrid

Real Madrid është duke e kërkuar një trajner për sezonin e ri, ku disa emra janë në listë.

Skuadra spanjolle është duke e kërkuar rikthimin e Zinedine Zidanes, pas suksesit të trefishtë që kishte në Ligën e Kampionëve, përcjell lajmi.net.

MARCA raporton tani se trajneri francez ka pranuar që të rikthehet në Santiago Bernabeu, ndërsa do të fillojë stërvitjet me skuadrën që nga nesër (e marte).

Pasi shumë media kanë bërë me dije se Zidane i ka refuzuar madrilenët, gazeta e njohur spanjolle që poashtu është e afërt me klubin spanjoll, bën me dije se ai po rikthehet.