Mariupol kërcënohet nga kolera

Ukraina kërkon nga Perëndimi armë të rënda për të mbrojtur rajonin lindor

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut është e shqetësuar për të ashtuquajturën Gjykatë Supreme të Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut që do të dënojë me vdekje tre ushtarakë britanikë. Familjet e britanikëve të dënuar me vdekje për luftimin e forcave ruse në Ukrainë thonë se kanë nevojë urgjente për ndihmë mjekësore dhe ligjore.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se forcat e tij kanë arritur disa përfitime në luftimet në rajonin juglindor Zaporizhzhia. Ukraina thotë se shpresa e saj e vetme për ta kthyer luftën në favor të saj në pjesën lindore do të bëhet vetëm nëse furnizohet me artileri të rëndë.

Rusia bombardoi më shumë se 20 qytete në Donetsk dhe Luhansk, duke shkatërruar 49 shtëpi, disa fabrika prodhuese, ferma dhe një stacion hekurudhor.

Mariupol është në rrezik të një shpërthimi të madh kolere, pasi shërbimet mjekësore janë pranë kolapsit. Po ashtu ka një mungesë kritike të ilaçeve në Kherson. /klannews