Marrin fund enigmat, Higuain e Caldara tek Milani, Bonucci i Juves

Është gjithçka e kryer! Kanë mbetur vetëm nënshkrimet e kontratave për Gonzalo Higuain dhe Mattia Caldare për të veshur fanellën e Milanit, me këtë të fundit që është shkëmbyer kokë më kokë me Leonardo Bonuccin, me 31 vjeçarin i cili do të kthehet për të veshur fanellën e Juves.

Higuain u transferua në Milano me formulën e huazimit (18 milionë euro)  me të drejtë blerjeje për 36 milionë. Shkëmbimi midis Caldara dhe Bonucci vlerësohet për një shifër prej rreth 40 milionë euro .

Tani jemi në pritje të zyrtarizimeve pasi mes  Milanit dhe Juventusit gjithçka është bërë./Ora News