Maybach S-Class i ri në shitje, ky do të jetë çmimi

Mercedes-Maybach S-Class është në dispozicion për t’u porositur në Britani fillimisht, me çmime që fillojnë nga 190 mijë euro për 4.0-litër V8 ose 238 mijë për 6.0-litër V12. Shitjet e para pritet të mbërrijnë gjatë vjeshtës së këtij viti.

Blerësit e Maybach V8 kanë zgjedhjen e tyre nga dy specifikime – një model i nivelit fillestar dhe një variant i klasit të parë, i cili ka një shtesë prej 20 mijë eurove nga fillimi i blerjes. Motori V12 është i disponueshëm vetëm në specifikimet e klasit të parë.

Modelet e klasit të parë kanë shtesat për pasagjerët në ndenjësen e pasme, duke përfshirë dy kufje, një frigorifer 10 litërsh dhe tavolinë shampanjë.

Modeli më i shtrenjtë S 680 mundësohet nga një 612-litër V12, i cili prodhon 604 k/f dhe 900Nm çift rrotullues. Fuqia shtesë ul kohën e Maybach 0–62 km/h në 4,5 sekonda, megjithëse shpejtësia maksimale mbetet e njëjtë në 155 km/h në orë.

V12 është edhe më i shpejtë se V8 dhe ka një fuqi të jashtëzakonshme.