Një ceremoni mortore u mbajt për nxënësit që u vranë në sulmin e SHBA-së dhe Izraelit në një shkollë fillore në rajonin e Hormozganit në Iran, transmeton Anadolu.
Sipas televizionit shtetëror iranian, mijëra njerëz, përfshirë familjet e nxënësve dhe zyrtarë qeveritarë, morën pjesë në funeralin në qytetin Minab, në rajonin e Hormozganit.
Familjet mbanin foto të fëmijëve të tyre të vrarë dhe brohoritën slogane kundër SHBA-së dhe Izraelit.
Televizioni shtetëror iranian njoftoi më 28 shkurt se 153 nxënës dhe mësues u vranë në sulmin e SHBA-së dhe Izraelit në Shkollën Fillore të Vajzave “Shajarat al-Tayyiba” në Minab, në rajonin e Hormozganit.


