Grupi i dytë i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, të evakuuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ka mbërritur sot pasdite në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.
Ata janë nisur nga Dubai me një fluturim të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
Në avion ndodheshin gjithsej 150 pasagjerë, prej të cilëve 125 shtetas të Maqedonisë së Veriut. Në mesin e tyre kishte edhe shtetas nga Serbia, Kosova, Bosnjë dhe Hercegovina, Shqipëria, si dhe nga Gjermania, Armenia dhe Mali i Zi.
Sipas njoftimeve zyrtare, fluturimi është realizuar sipas një plani të përgatitur më herët dhe të gjitha shpenzimet janë mbuluar nga shteti.





