Mbi 100 të vdekur nga bora në Afganistan

Zyrtarët afganë po bëjnë përpjekje të arrijnë zonat e largëta, pasi ortekët dhe bora e dendur kanë lënë të vdekur së paku 119 njerëz në gjithë Afganistanin.
Bora, gjatë fundjavës, ka arritur në dy metra në shumë fshatra.
Ministri për Menaxhimin e Fatkeqësive, Wias Ahmad Barmak, tha se 190 shtëpi janë shkatërruar nga ortekët në 22 provinca të Afganistanit, gjatë tre ditëve të fundit.
“Ka mundësi që disa njerëz të jenë ende të bllokuar në disa zona dhe ne nuk kemi informacione”, tha ai.
Shumica e të vdekurve janë në provincën Nuristan, pranë kufirit me Pakistanin.
Kombet e Bashkuara kanë ofruar ndihmën e tyre./evropaelire