✍️-Më 25 mars 1975, Arabia Saudite përjetoi një nga momentet më tragjike në historinë e saj moderne me vrasjen e Mbretit Fejsal bin Abdulaziz Al Saud brenda pallatit të tij në Riad.
Ndërsa mbreti po priste ministrin Kuvejtian të naftës, papritmas hyri djali i vëllaut Princi bin Musaid, hyri brenda dhe e qëlloi. Mbreti u dërgua menjëherë në spital, ku ndërroi jetë nga plagët e marra. Pas mbretit Fejsal në mbretëri u ngjit vëllau i tij Halid bin Abdul aziz!
Mbreti Fejsal (Allahu e mëshiroftë) konsiderohej një nga udhëheqësit më të shquar dhe me ndikim të Mbretërisë, i njohur për mençurinë e tij politike dhe rolin e tij të qartë në ndërtimin e shtetit modern dhe forcimin e pozicionit të tij rajonal dhe ndërkombëtar.
👈- Ai u dallua nga qëndrimet e tij të forta në mbështetje të kauzës palestineze dhe vendimin e tij historik për të ndaluar eksportet e naftës në vitin 1973, një pikë kthese në ekuilibrin e politikës dhe ekonomisë globale.
Vrasja e tij shkaktoi tronditje si brenda Arabisë Saudite ashtu edhe jashtë saj në botën islame. Autori i krimit u arrestua shpejt dhe u nxor në gjyq dhe u ekzekutua me 18 qershor me prerje të kokës në hapsirën publike në Rijad.
👈- Mbreti Fejsal mbetet fuqishëm i pranishëm në kujtesën kolektive të sauditëve, arabëve dhe myslimanëve, një simbol i udhëheqjes së mençur dhe qëndrimeve të guximshme që kanë lënë një gjurmë të pashlyeshme në rrjedhën e historisë.
Prof. ass. dr. Musa Vila








