“Mbreti i Egjiptit” vulos fitoren e Liverpool me dy gola

Mohamed Salah është heroi i Liverpoolit për ndeshjen e sotme ku ‘Të Kuqtë’ e mposhtën ekipin e Watford në stadiumin e Anfield.


Salah, i quajtur nga fansat si “Mbreti i Egjiptit” realizoi gol të bukur me këmbën e tij të djathtë në minutën e 34-të, ndërsa në fund të ndeshjes shënoi përsëri për të siguruar tre pikët e reja për Liverpoolin.

Kjo fitore e Liverpoolit është shumë e rëndësishme, derisa skuadra e Kloppit vazhdon të jetë në vendin e parë, tani me 49 pikë, 11 pikë me shumë se Leicester dhe 17 më shumë se Manchester City.