Mbreti saudit Salman bin Abdulaziz lirohet nga spitali

Salman bin Abdulaziz Al Saud

Në një deklaratë me shkrim nga Oborri Mbretëror, thuhet se mbreti 86-vjeçar është liruar nga spitali pas ekzaminimeve mjekësore dhe procesit të trajtimit dhe shërimit

Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz, është liruar nga spitali ku qëndroi për disa ekzaminime dhe trajtim mjekësor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Oborri Mbretëror, thuhet se mbreti 86-vjeçar është liruar nga spitali pas ekzaminimeve mjekësore dhe procesit të trajtimit dhe shërimit.

Mbreti Salman u dërgua në spitalin e specializuar King Faisal në Xhide më 8 maj dhe iu nënshtrua kolonoskopisë. Ishte raportuar se rezultatet e mbretit Salman ishin të pastra, por ai do të qëndronte në spital për një kohë për të pushuar. /aa