Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Me afsh për “Paketën e Maleve”, por ç’u bë me “100 Fshatrat”?!

Me afsh për “Paketën e Maleve”, por ç’u bë me “100 Fshatrat”?!

Sforcoja për të bindur gjindjen pas mbjelljes së një mosbesimi të thellë te ato që thotë e premton

Rama ia kushtoi ditën “Paketës së Maleve”, fillimisht me në shpjegim për publikun, duke mohuar zërat sa pës këtoj projekti qëndrojnë akte rrëmbi prone, dhe më pas duke u ngjitur deri në Theth në një bashkëbisedim me banorë të zonës.

“’Paketa e Maleve’ nuk është as për uzurpues, as për biznesmenë që nuk kanë lidhje dhe nuk kanë marrëveshje me ju, as për oligarkë.

Ajo synon të vërë në lëvizje ekonominë e trashëgimtarëve të pronave në zonat ku toka nuk është ndarë sipas ligjit 7501″, shpjegoi ai.

Por çështja është se ka mbjellë aq mosbesim në popull prej zhgënjimit të gjindjes prej tij, sa tashmë duhet të luftojë pikërisht me këtë kundërshtar të tmerrshë. Sepse, dështimi më i madh i tij është pikërisht te besimi, aseti më i vyer që duhet të ketë e duhet ta ruajë një figurë vendimmarrëse me tagër qeverisës.

Nga ana tjetër, vijon ende të mos ofrojë asnjë bilanc mbi projektin “100 Fshatrat”, të cilin pothuajse e ka zhdukur nga retorika e tij.

“Malet” vijnë pikërisht pas “Fshatrave”, me në pikëtakim të natyrshëm, por, promovuar me bujë që afro para dhjetë vitesh, për këtë projekt që nisi me Nivicën në Tepelenë nuk thuhet më asgjë, nuk ofrohet më asnjë tregues, nuk thuhet se ku e pati suksesin nëse pati sukses, apo se pse dështoi sepse ngjan të ketë dështuar. /tesheshi