Mbështetja e qytetarëve amerikanë për luftën në Iran ka rënë nën 30 për qind, me tendencë rënieje të mëtejshme. Kjo rënie e madhe lidhet me disa faktorë kryesorë ekonomikë dhe politikë.
Së pari, rritja e çmimeve të mallrave, shërbimeve, naftës dhe energjisë ka rënduar xhepat e qytetarëve. Së dyti, premtimi elektoral i Donald Trump për t’i dhënë fund “luftërave të përhershme” ka ndikuar te opinioni publik. Ndjeshmëria është rritur edhe më shumë pas rritjes së numrit të ushtarëve të vrarë, trupat e të cilëve mbërritën së fundmi në bazën ajrore Dover.
Pavarësisht se zyrtarët e mbrojtjes dhe krerët ushtarakë kërkojnë më shumë buxhet për këtë konflikt, Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një rezolutë që autorizon deri në 73 miliardë dollarë shtesë për luftën. Amerikanët e konsiderojnë këtë kosto të papërballueshme për vendin. /mesazhi



