Çipi i ri i MediaTek shkon në këtë drejtim. Microsoft nga ana tjetër synon të konkurrojë me Apple, kompani e cila ka lançuar çipet e veta bazuar në ARM për kompjuterët Mac prej 4 vitesh.
Gjiganti Tajvanez i dizajnit të çipeve MediaTek është duke zhvilluar një çip për kompjuterët personalë bazuar në dizajnët e ARM i cili do të funksionojë me sistemin operativ Windows.
Muajin e kaluar Microsoft zbuloi në gjeneratë laptopësh të cilët kishin çipe Qualcomm dizajnuar me teknologjinë e ARM dhe ofronin mjaftueshëm fuqi për të operuar aplikacionet e inteligjencës artificiale.
Çipi i ri i MediaTek shkon në këtë drejtim. Microsoft nga ana tjetër synon të konkurrojë me Apple, kompani e cila ka lançuar çipet e veta bazuar në ARM për kompjuterët Mac prej 4 vitesh.
Vendimi i Microsoft për optimizimin e Windows për ARM mund të kërcënojë dominimin e Intel në këtë treg.
Çipi i MediaTek pritet të debutojë vitin e ardhshëm pasi marrëveshje ekskluzive që Qualcomm ka me Microsoft skadon.
Mbetet për tu parë nëse Microsoft do të aprovojë çipin e MediaTek për kompjuterët me certifikimin Copilot+.
Në 2016-ën Microsoft i dha Qualcomm një ekskluzivitet për zhvillimin e çipeve ARM deri në 2024. Gjiganti i Windows synonte që të përshpejtonte adoptimin e procesorëve ARM në Windows, procesorë të cilët kanë fuqizuar smartfonët prej mëse një dekade.
Sakaq u raportua vitin e kaluar se Nvidia dhe AMD gjithashtu po zhvillojnë dizajnë procesorësh ARM ndërsa prej dekadash kompjuterët Windows janë mbështetur në arkitekturën e çipeve x86 ndërtuar nga AMD dhe Intel.








