Medreseja, aty ku zemrat ngërthejnë mirësi e dashuri

Fjala e maturanteve, 12/3 – Prishtinë

MEDRESEJA, ATY KU ZEMRAT NGËRTHEJNË MIRËSI E DASHURI

Po ikim nga ky vend…nga ky vend, nga i cili zemrat tona ngërthyen në vete ndjenja faljesh, dashurishë e mirësish, ndjenja këto që do të asgjësojnë çdo ligësi njerëzish.

Është po ky vend ku ne ngjyrosëm shpirtrat tanë me abdes, me namaz e me Kuran.

Ngjyra këto që do të ngjyrosin çdo kënd të pangjyrë nga do që të shkojmë.

Çdo rrugë që marrim, padyshim që do të hasim në pengesa, mirëpo, hapat që ne bëm në këtë rrugë do të na dërgojnë drejt kandilave që do t’na ndriçojnë rrugën gjatë tërë jetës.

Thesaret që morëm në këtë rrugë na pasuruan shpirtin e Ne, bashkudhëtarët u bëmë familje.

Po e lëm folenë ngrohëse të shpirtrave tanë me shpresë që do ta përfaqësojmë denjësisht. Do t’mbetesh çdo herë pjesë e shpirtrave tanë, “Vatër e dijes”!

KLASA E 12/3 | GJENERATA 21 | 2019/2022