Megaoperacioni, 43 të arrestuar për drogë, zhvatje dhe mashtrim

Policia italiane ka ekzekutuar gjatë natës një mega operacion antidrogë.

43 persona janë arrestuar në rajonet e Lombardisë, Siçilisë, Lazio e Campagna.

Akuza ndaj tyre është trafik lëndësh narkotike, zhvatje e mashtrim.

“Lufta ndaj kriminelëve nuk ndalet. Faleminderit forcave të policisë” ka deklaruar këtë mëngjes Ministri i Brendshëm Matteo Salvini.

Gjatë ditës pritet të zbardhen detajet e këtij operacioni.