Pak apo edhe shumë racionalitet në besim, është i nevojshëm dhe nuk dëmton asgjë. Mbase dikush dëshiron ta ngarkojë racionalitetin përtej kufijve të tij, duke hequr kështu pjesën thelbësore të besimit.
Është ekzagjeruar racionaliteti deri në atë masë sa është harruar filozofia e besimit: (të pranosh atë që ka ndodhur pa e kuptuar plotësisht arsyen e drejtpërdrejtë pse ka ndodhur), siç je mësuar të gjesh në jetën tënde të përditshme.
Po, ekziston një aspekt “iracional” i besimit, jo në kuptimin që është kundër arsyes, por në kuptimin që nuk i nënshtrohet arsyes. Nuk kërkohet nga mendja njerëzore të gjej urtësi hyjnore në çdo ngjarje, siç nuk kërkohet nga mendja e besimtarit që të gjej të gjitha cilësitë e Zotit në çdo ngjarje, përkundrazi besimtari ndonjëherë duhet të pranojë mangësinë e mendjes për të kuptuar çdo gjë.
Mendjen që Zoti e krijoi te ne nuk e bëri atë të shoh të padukshmen, metafizikën, përfundimet apo parashikimet e largëta, duke qenë ende në fillime. Pra, mendja nuk mund të shoh pamjen e madhe finale, por ajo mund të shoh vetëm pjesë të vogla të saj…
Pranimi i paaftësisë së mendjes për të kuptuar urtësinë e një katastrofe, dhimbjeje, pikëllimi që po u ndodh jetimëve dhe familjeve të tëra, është pranim i guximshëm i kufijve të mendjes për të kuptuar të tërësishmen, për të shoqëruar pastaj këtë guxim me durim dhe besim. Kjo është pjesa më e rëndësishme dhe efektive e besimit në çdo kohë dhe vend. Ndryshe sikur të kuptonim çdo gjë nuk do të ekzistonte besimi.
Po ne mund të mos e kuptojmë drejtpërdrejtë urtësinë e diçkaje dhe mund ta kërkojmë dhe të mos e gjejmë, por kjo nuk do të thotë se ajo nuk gjendet diku në tablonë e madhe që kalon përmasat e mendjes sonë, për ta përfshirë pastaj me besim ton ë
*****
Jini të sjellshëm me pyetjet e njerëzve, jini të sjellshëm me atë që thonë ata në momentet e tyre të vështira dhe kritike. Pranojeni pohimin e tyre të hidhur që ata nuk po mund ta kuptojnë dhe ndoshta nuk do ta kuptojnë kurrë. Paramendoni që këto pyetje mund të jenë të pranishme te njerëzit më të afërt anipse nuk i zbulojnë ato, ose ndoshta këto pyetje janë të pranishme edhe te ne, por nuk kemi guxim t‘i themi!
Ajo që ndodhi është e llahtarshme, edhe sipas standardeve të epokës sonë moderne, në një mënyrë është e paprecedentë…
Sidoqoftë, është koha e besimit në Atë të Pakufijshmin dhe në mendjen njerëzore të kufijshme.
Nga: Halil Avdulli







