Për shkak të teknologjisë, bota e komunikimit online ka ardhur duke e lehtësuar, njëhrazi duke u vështirësuar, ashtu sikurse shpesh herë më e shkurtër.
Përdorimi i emoji është shumë i pranishëm për të gjithë ne, pavarësisht gjeneratës që i përkasim. Gjenerata “Z”, duke qenë se është rritur duke përdorur teknologjinë që në fëmijëri, duket se janë bërë ekspertë të kësaj fushe, madje dhe shpesh herë duke e transformuar atë në mënyrën e tyre të komunikimit, për të lënë gjenerata të tjera paksa jashtë sferit të këtyre dijeve.
Fytyra e qeshur është një ndër emojit më të përdorura. Shumë gjenerata, si ajo e Millennians, e përdor me kuptimin se po tregohet i sjellshëm apo i lumtur, i kënaqur.
E kundërta ndodh për Gjeneratën “Z”. për këtë të fundit, ky emoji simbolizon ironinë, sarkazmën, bezdisjen. Mund ta shihni të përdorur shpesh në mesazhe kundrejt kolegëve. Është si një mënyrë për të qëndruar “agresivë pasivë”, për të mos prishur atmosferën, marrëdhëniet, por njëkohësisht të tregojë përmes një figure kaq të thjeshtë se çfarë realisht mendon apo ndjen për situatat më të cilat përballet.
Kështu, të gjithë ju që nuk i përkisni gjeneratës “Z”, mund ta keni përdorur gabimisht në një kontekst të ndryshëm këtë emoji, pavarësisht asaj se çfarë keni dashur të shfaqni.
E njëjta gjë vlen dhe për disa figura të tjera, si dora me gishtin e madh lart. Nëse për shumë njerëz kjo tregon dakordësi, ose që pohon diçka, shpesh herë për gjeneratën “Z” funksionon për të treguar po sërish sarkazëm.
Mund të përmendim gjithashtu dhe figurën e kafkës, që për breza më të medhenj simbolizon vdekjen, por për të rinjtë është një tregues se po shkrihet së qeshuri.