Mesazhe briliante të një Nëne për vajzën e saj të sapo martuar

🌹 Bija ime e dashur…
Sonte është nata e veçantë e jetës tënde, kur shkëlqen në mesin e njerëzve, e disa të admirojnë për bukurinë tënde e disa të xhelozojnë, por ti qëndro si hëna e cila e zbukuron qiellin me bukurinë e saj… dhe dije se bukuria e vërtetë është morali i lartë…
🌹 Bija ime e ëmbël…
sot po largohesh nga prehri im në të cilin të rrita me dashuri e të dhurova ëmbëlsi, e po drejtohesh drejt krahëve të një djaloshi të huaj, drejt një familje të huaj, drejt një jete të huaj për ty, andaj lumturia gjendet në duart tua, ti mund ta ndërtosh atë dhe ti mund ta rrënosh atë, ti mund ta shndërrosh atë shtëpi në pallat e parajsë, por edhe në burg e skëterrë!
🌹 Bija ime e shtrenjtë…
Mbaj sytë drejt burrit tënd dhe ai do ti mbaj sytë drejt teje, vrazhdësinë e tij prite me butësi, bëhu sikur uji i cili e fikë hekurin e skuqur, ujite zemrën e tij me dashuri dhe ëmbëlsi ashtu siç i ujitë lulet mëngjes e mbrëmje nëse do që të të respektojë si princeshë e dashuria juaj të vazhdoj për jetë.
🌹 Bija ime dashur…
Ashtu siç ti ke nënë e babë, vëlla e motër edhe burri yt ka, andaj respektoj ata si familjen tënde, të mirën ndoshta dikush do ta kthej me të keq, por ti të mirat bëji për hir të Zotit e jo për hir të tyre dhe Zoti do ta kthej padyshim shumëfish me të mirë…
Asnjëherë mos e vëndos burrin tënd në mes dy zjarresh, ja të të zgjedh ty ja familjen e tij, se cilën do zgjedhje që e bën ai do të digjet dhe do të humbas..
🌹 Bija ime e çmuar…
Sekretet e burrit mos i publiko, e hujet e tij mësoja, mos i kërko diçka jashta mundësive të tij dhe kur të kërkosh diçka prej tij gjeje kohën dhe momentin e duhur…
Mos u bëj barrë mbi lodhjen e tij, e as preokupim mbi preokupimet e tij, e as plagë mbi plagët e tij, e as dhimbje mbi dhimbjet e tij, por bëhu si një mjeke e cila kujdeset për pacientin e tij, ia kontrollon pulsin, temperaturen dhe kujdeset që t’i stabilizohet gjendja e tij dhe ti kthehet buzëqeshja e tij.
🌹 Bija ime e ëmbël…
Në këtë botë të egër e armiqësore njeriu kërkon vendstrehim e nëse ia ofron atë do të qëndroj pran teje, e nëse nuk ia afron do ta kërkoj diku tjeter…
Mos të mashtroj shtatgjatësia e tij, ngase çdo burrë brenda tij është një fëmijë, i cili kërkon t’i plotësohen dëshirat e tij, në ushqim, lojë e ledhatim, ai ka dëshirë ta shoh një fytyrë të buzëqeshur, të dëgjoj fjalë të ëmbla e ledhatuese ndryshe lehtë egërsohet…
🌹 Bija ime e dashur…
Respektoje e ndëgjoje në çdo gjë të lejuar, dhe mbroje veten dhe burrin tënd nga gjërat e ndaluara, të drejtat tua kërkoj me butësi, e përgjegjësit tuaja kryej me dashuri, dhe dije se jeta jote është adhurim ndaj Zotit tënd, andaj adhurimi do pastërti e përkushtim, dashuri e durim.
🌹 Bija ime, princesha ime…
Nuk ndodh që dy njerëz të zihen për timon vetëmse automjeti do të përfundoj në humnerë, andaj mos u zë për timonin e jetës nëse burri yt e drejton drejtë automjetin e jetës dhe le të jetë stacioni dhe synimi i juaj i fundit Xheneti (Parajsa e përhershme)
🌹 Bija ime e artë…
Bëje burrin dhe prindërit e tij të krenohen me ty, mos i ndëgjo fjalët e çdo gruaje, ngase shumica e tyre mundohen të ta dhurojnë helmin në një gotë mjalti, mundohen ta ndezin fitilin e armiqësisë në familjen tënde, andaj bëj kujdes dhe fike këtë zjarr me mençurinë tënde dhe me lutjet drejtuar Zotit tënd.
🌹 Bija ime, engjëllusha ime…
Bëhu në familjen tënde dielli i dimrit e flladi i verës, bëhu drita e natës e hija e ditës, bëhu këng bilbili e jo vaj i kukuvajkës, bëhu lule e jo ferrë, bëhu copë diamanti e jo copë thëngjilli..
Këta janë dhjetë trëndafilat që ta sigurojnë lumturinë tënde…
Të dua dhe do të dua për jetë…
Për hajr jetën e re zemra ime…
Zoti qoftë i kënaqur me ty dhe mirësia e paqja e Tij qoftë mbi ty dhe me ty kudo që të jesh.

Parafrazim: @dr.Rijad Imeri