Mësohet se në cilin shtet do të zhvillohet ndeshja Bjellorusi – Kosovë

Ndeshja kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024” mes Bjellorusisë dhe Kosovës do të zhvillohet në Greqi.

Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti në një prononcim për lajmi.net.

Sahiti tha se ende nuk është caktuar stadiumi se ku do të zhvillohet kjo ndeshje, mirëpo se nga Federata bjelloruse e futbollit ua kanë bërë të ditur se ajo do të luhet në Greqi.

“Stadiumi akoma nuk është caktuar për ndeshjen mes Bjellorusisë dhe Kosovës. Por ndeshja do të zhvillohet në Greqi. Kështu na kanë informuar nga Federata e Futbollit të Bjellorusisë” – ka thënë drejtori i kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti.