Messi do të mbetet tek Inter Miami

Lionel Messi ka bërë të ditur se edicioni i dytë me Inter Miamin do të jetë edhe më i mirë sesa i pari, pasi e shfaqi trofeun e “Topit të Artë” para tifozëve.

Messi ka pasur ndikim të madh te kjo skuadër dhe në ligën MLS, që kur u transferua nga Paris Saint-Germaini si futbollist i lirë.

Inter Miami me fituesin e Kupës së Botës është ringjallur dhe ka fituar edhe Kupën e Ligave. Messi i realizoi 10 gola gjatë rrugëtimit, ndërsa ia siguroi trofeun e parë skuadrës së tij në historinë e shkurtër.

“Jam këtu për kohë të shkurtër dhe nuk kam pasur asnjëherë dyshime se do të kënaqemi. Tani nuk kam dyshime se viti tjetër do të jetë edhe më i mirë. Do të kënaqemi së bashku, do të fitojmë tituj dhe shpresoj se do të na përkrahni njësoj si në ditën kur kam ardhur. Ka qenë vit i shkëlqyer dhe të tjera turne të rëndësishme na presin vitin tjetër”, ka thënë Messi.

Në edicionin e ardhshëm Messi pritet ta ketë përkrah edhe Luis Suarezin.