Messi: Neymar dëshiron të rikthehet, ne po e presim

Lionel Messi ka zbuluar se Neymar vërtetë dëshiron rikthimin te Barcelona.

Ylli brazilian verën e kaluar nuk arriti të finalizonte një marrëveshje me Barcelonën, për t’u rikthyer në ‘Camp Nou’, por dëshira për ta bërë një gjë të tillë, nuk i është shuar akoma.

“Unë e kam thënë për një kohë të gjatë. Neymar është një nga futbollistët më të mirë në botë dhe unë do ta dëshiroja ta shikoja duke u kthyer te Barcelona. Ne jemi duke e pritur atë”, ka deklaruar Messi, përcjell lajmi.net.

“Ai ishte gjithmonë i lumtur te Barcelona me ne, duke u argëtuar brenda dhe jashtë fushës. Unë i kuptoj të gjithë ata që ai i zhgënjeu me largim, në mesin e tyre isha edhe unë. Aq shumë atëherë u përpoqëm ta bindnim të qëndronte, por ishte e kot”.

“Është keq se ai nuk është te Barcelona, dhe nuk mund të pres për t’u rikthyer. Kështu që pendimi është hapi i parë në falje”.