Messi përfundon me sukses testet mjekësore, mbetet zyrtarizimi

Sulmuesi Lionel Messi ka përfunduar me sukses testet mjekësore te PSG.

Argjentinasi ka arritur sot (e martë) në Paris për të kompletuar kalimin në “Parkun e Princave” pas 21 viteve te Barcelona, transmeton lajmi.net.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka konfirmuar se Messi ka përfunduar me sukses testet mjekësore.

“Leo Messi ka përfunduar me sukses testet mjekësore në Paris. Ai do vazhdojë në hotel së shpejti për t’i kryer detajet teknike dhe pas zyrtarizimit.

Messi do flas si lojtar i PSG-së nesër në mëngjes në konferencë për shtyp”, shkroi ai.