Mesut Ozil, futbollisti i muajit në Arsenal

Futbollisti i klubit Arsenal të Premier Ligës angleze, Mesut Özil, është zgjedhur lojtari i muajit dhjetor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Futbollisti 29 vjeçar Mesut Özil luajti në gjashtë ndeshje të muajit dhjetor të vitit të kaluar, ku shënoi edhe nga një gol në ndeshjet me Newcastle United dhe Liverpool. Özil ashtu si në muajin nëntor, edhe në muajin dhjetor u bë futbollisti më i votuar i muajit.

Futbollisti gjerman, me prejardhje turke Özil, ende nuk dihet se do vazhdojë të qëndrojë ose jo në Arsenal. Ai në votim la pas futbollistës si Jack Wilshere, Alexis Sanchez dhe Ainsley Maitland-Niles.