Meta lançon programin testues të aplikacionit Threads

Edhe pse nuk duket të ketë ende një version beta të disponueshëm për shkarkim, programi i testimit mund të rezultojë joshës duke qenë se aplikacioni i mungon një listë e gjatë funksionalitetesh të kërkuara.

Përdoruesit e Android mund të provojnë disa funksionalitete të ardhshme të aplikacionit Threads përpara se të debutojnë zyrtarisht.

Një inxhinier i Meta njoftoi në platformë se përdoruesit e Android mund regjistrohen për versionet beta të aplikacioni i cili debutoi javën e kaluar dhe tërhoqi mbi 30 milionë regjistrime brenda ditës.

Ende nuk është përmendur një version beta për iOS.

Edhe pse nuk duket të ketë ende një version beta të disponueshëm për shkarkim, programi i testimit mund të rezultojë joshës duke qenë se aplikacioni i mungon një listë e gjatë funksionalitetesh të kërkuara.

Këtu përfshihen hashtaget, mesazhet direkte, versioni plotë në ueb, kohështrirja kronologjike, kohështrirja e ndjekësve dhe mundësia për të fshirë profilin pa prekur llogarinë në Instagram.

Megjithatë versionet beta shpesh vinë me probleme dhe janë më pak stabile. Nëse jeni prej atyre që dëshironi të provoni sa më parë funksionalitetet e reja, atëherë ju ftojmë të regjistroheni në programin beta.